Gjirokastër, aksidentohet për vdekje efektivi i policisë

15/09/2012 00:00

Një efektiv i policisë kufitare ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti automobilistik në Gjirokastër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur makina në të cilën udhëtonte 51-vjeçari Miho Mihali, në aksin Krinë-Asim Zeneli, humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u aksidentuar.

Efektivi i policisë, i cili mendohet se në atë orë ishte duke u kthyer nga shërbimi, ka marrë plagë të rënda si rrjedhojë e përplasjes së fortë dhe ka humbur jetën në spital. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB