Vizitë historike e Papës në Liban

14/09/2012 09:40

Papa Benedikti XVI mbërriti në Liban në vizitën e parë papnore në këtë shtet në 15 vjet.

Gjatë tre ditëve të qëndrimit të tij në Bejrut, Papa do të takohet me politikanë dhe udhëheqës të 18 grupeve fetare të Libanit, vendit të Lindjes së Mesme ku të krishterët përbëjnë 40% të popullsisë.

Vizita e Benediktit XVI vjen ndërsa grupet e krishtera në vend janë duke u përçarë gjithmonë e më shumë si rrjedhojë e konfliktit në Sirinë fqinje.

Në një deklaratë, Vatikani u shpreh se Benedikti XVI do të shmangë komentet politike. Megjithate, në fjalimin e tij kryesor Papa pritet të bëjë një thirrje për përfundimin e dhunës në Siri.

Gjithashtu pritet që Babai i Shenjtë të lëshojë një apel për më shumë harmoni fetare dhe respektimin e të drejtave të krishterëve në vendet e Lindjes së Mesme.

Top Channel