SHBA, mbërrijnë trupat e 4 të vrarëve

14/09/2012 23:45

Arkëmortet me trupat e pajetë të katër amerikanëve të vrarë në konsullatën e Bengazit në Libi, të trasnportuar me një avion C17, mbërritën në Bazen Ajrore “Endrjus”,  në Merilend të Shteteve të Bashkuara.

Një skuadër prej shtatë marinsash mbante secilin prej arkivolëve të  mbështjellë më flamurin amerikan. I pranishem ishte presidenti amerikan, Barak Obama, sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton, familjarët e viktimave dhe personalitete.

Ishin momente dhimbjeje dhe lotësh.”Katër amerikanë, katër patriotë që e deshën vendin e tyre dhe zgjodhen t’i shërbejnë dhe t’i shërbejnë mirë atij”, tha presidenti amerikan. “Ata kishin nje mision dhe e besuan. E njihnin rrezikun dhe e pranuan. Ata jo vetem perqafuan idealin amerikan per te cilin jetuan, por e misheruan atë; kurajon, shpresen dhe idealizmin. Ne do te cojme perpara drejtesise, ata që i morën prej nesh”.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha se katër viktimat, por edhe të gjitha ata qe punojne ne Sherbimin e Huaj, jane ne zemer te asaj qe e ben Ameriken madheshtore dhe te mire.

Katër persona u arrestuan pas sulmit ne Bengazi, ku humbi jeten ambasadori Kris Stevens dhe tre amerikane te tjere. Keshilltari i kryeministrit te Libisë i tha CNN se ata nuk janë të lidhur drejtpërdrejtë me sulmet. Ai nuk beri publik emrat e katër të dyshuarve dhe nuk dha detaje per akuzat e ngritura kundër tyre. Njoftimi bëhet ndërsa Uashingtoni po përpiqet të përcaktojë nëse sulmi ishte i planifikuar nga një grup militant.

Top Channel