Protestat anti-amerikane

14/09/2012 02:30

Nga Lindja e Mesme në Afrikën e Veriut po shton forcë dhuna anti-amerikane që kulmoi të mërkurën me vrasjen e ambasadorit amerikan, Kristofer Stevens në konsullaten e Bengazit në Libi.  Protestat nisën pas publikimit të filmit “Pafajsia e Myslimanëve”.

Në Kajro, protestuesit qëlluan me gurë kordonin e policisë jashte ambasades amerikane. Sic raportohen te pakten 70 persona u plagosen gjate protestave qe vazhdojne prej se martes.

Në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit, protestuesit mundën të hyjne ne ambasaden amerikane dhe i vune flaken disa makinave. Policia u perpoq t’i shperndante, duke qelluar ne ajer. Dy manifestues mbeten te vrare, sipas gazetes online “Alhadath” dhe televizionit Assahat. Burime te sigurise jemenite flasin per vetem nje viktime.

Në Berlin, kryeqytetin gjerman, u bë shpërngulja e pjesshme e ambasadës amerikane. Tre persona patën probleme me frymëmarrjen pas hapjes së një zarfi, me një lëndë të dyshimtë. Pas një ore, zëdhënësi i policisë e quajti një alarm fals.

Protesta janë zhvilluar edhe në vende të tjera në Gaza dhe Iran apo ne Marok, Sudan apo Tunizi. Mbi 500 persona u mblodhën në ambasaden amerikane në Teheran, një proteste që zgjati për më shume se dy orë. Mijëra myslimane, në Daka të Bangladeshit u përpoqën të mësyjnë ambasadën amerikane.

Presidenti amerikan, Barak Obama ka derguar dy luftëanije drejt Tripolit. Pas sulmit në Bengazi, sic raportoi CNN, është dora e Al Kaedës.

Luftëanijet me raketa Tomahok dhe një ekuipazh prej 300 personash nuk kanë një mision specifik. “Duam t’i dergojme një mesazh kujtdo në botë”, tha Kreu i Shtëpisë së Bardhe”, që ka si qëllim të na sulmojë. Nuk do ta humbim kurajon sepse bota ka nevojë për ne, jemi e vetmja fuqi e domosdoshme”.

Gjate ditës foli edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilari Klinton e cila nënvizoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë lidhje me filmin për Muhamedin.

Obama i shqetësuar ka telefonuar udhëheqësit e Libisë, Egjiptit dhe Afganistanit. Sic raporton Reuters, që citon burime të qeverisë afgane, u urdhërua mbyllja e faqes së Youtube, ku është publikuar edhe filmi kundër Muhamedit.

Top Channel