Behxhet Pacolli akuzon ish zëvëndës/ministrin e financave Astrit Haracia se i ka kërkuar 3 milionë e 600 mijë euro për të zgjidhur kontestin pronësor të hotelit Grand.

Bëhet fjalë për një hotelet më të vjetra në Prishtinë, në pronësi shtetërore por privatizimi i të cilit është bllokuar bllokuar qe një kohë të gjatë. Një nga pretendentet për ta blerë është edhe ish presidenti Behgjet Pacolli.

Në këtë proces është i përfshirë kreu i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i ndjeri Dino Asanaj. Në kohën sa ishte gjallë, Asanaj akuzohej se dërgonte sekser në derën e Behgjet Pacollit për të kërkuar miliona në këmbim të hotelit Grand. Pasi detaje të të hetuesisë lidhur me deklaratat e pacollit dolën në shtyp, Pacolli në një deklaratë për media i ka konfirmuar disa prej tyre. Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka treguar se si Astrit Haracija dhe Ukë Rugova që të dy dikur anëtarë të LDK-së kishin shkuar në shtëpinë e tij pas orës 23:00.

“Hetuesit më kanë pyetur se cka është biseduar duke më tërhequr vërejtjen se ata posedojnë regjistrimin e telefonatave, bisedave dhe sms. Unë u kam përshkruar ekzakt atë që më është kujtuar nga ajo bisedë. Jam përgjigjur po ashtu se Astrit Haracia më ka kërkuar 3.6 milion euro për të zgjidhur problemin e Grandit në favor të së drejtës”, thuhet në sqarimin e Pacollit. Ai më tej thotë se ia ka kujtuar kolegut të tij të qeverisë se është zëvendëskryeministër dhe se nuk dëshiron të merret me këto probleme. “Nuk jam as njeriu i duhur dhe nuk është as vendi i duhur i kishte thënë Pacolli kolegut të tij nga qeveria.  
 
Dicka e tillë mohohet nga Astrit Haracija. Në një prononcim për top channel nëpërmjet telefonit ai tha se asnjëherë nuk ka kërkuar para nga Pacolli për këtë cështje. Ai paralajmëroi një padi kundër tij dhe biznesmenit tjetër Remzi Ejupi dhe dëmshpërplim në vlerë 8 milionë euro të cilat sic tha Haracija do t’i japë donacion për romët.
 
Nga ana tjeter zëvendëskryeministri kosovar Bexhet Pacolli mohon që Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë i kishte kërkuar para mbi cështjen e hotelit grand, ndërsa shton se gjatë kohës sa Astrit Haracija kishte kërkuar paratë Uka kishte qenë i zënë me një telefonatë.
 
Pacolli ka mohuar po kështu se Naser Osmani nga pozita e anëtarit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit i ka kërkuar të  holla për këtë cështje. Por ai konfirmon porosinë e tij për ta takuar shefin e AKP-së Dino Asanaj, dicka që Pacolli thotë se e kishte refuzuar përherë.
 
 

Top Channel