Misionet e SHBA, në gjendje gadishmërie

14/09/2012 00:00

Misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara ne mbare boten myslimane
jane vënë në gjendje gadishmërie me rritjen e zemërimit nga filmi që vë
në lojë profetin Muhamed.

Pas episodeve te dhunes ne Bengazi dhe vrasjes se ambasadorit amerikan e tre diplomateve te tjera, protestat u shtrine ne te gjithe Lindjen e Mesme e Afriken e Veriut.

Perplasje te reja pati gjate nates ne Kajro, 4 vete u vrane gjate demonstrates perpara selise diplomatike amerikane ne Sanaa te Jemenit e gjendja pritet te kete nje tjeter perkeqesim pas lutjeve te se premtes.

Grupet islamike kane bere thirrje per marshime paqesore me vone gjate dites, por nuk dihet sesa do te qendrojne vertet te tilla. Presidenti Barak Obama eshte zotuar te beje c`eshte e mundur per mbrojtjen e qytetareve amerikane jashte kufijve e i ka kerkuar qeverive te ndryshme te punojne per te garantuar sigurine e tyre.

Nje bulletin i FBI-se dhe Departamentit te Sigurise Kombetare paralajmeron per shtim te rrezikut te dhunes brenda dhe jashte kufijve persa kohe filmi vazhdon te fitoje vemendje. Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon e denoi si filmin, ashtu edhe dhunen e nxitur prej tij.

“Asgje nuk i justifikon te tilla sulme dhe vrasje. Ky film i urryer duket sikur eshte krijuar qellimisht per te ushqyer fanatizmin e gjakderdhjen”, tha Ban Ki Moon.
 
Autoritetet libaneze kane kryer nderkohe nje sere arrestimesh lidhur me mesymjen e konsullates amerikane ne Bengazi. Kryeministri libjan Abu Shaqur tha per BBC-ne se hetimi po perparon. Demonstratat e perhapura me shpejtesi dhe dhuna jane nje kujtese e faktit qe ne kete pjese te botes, feja dhe politika shpeshhere jane nje gje e vetme. Besimi i jep forme jetes se njerezve e behet pjese e identitetit te tyre ne menyre te cilen europianet laike e kane harruar shume kohe me pare.

Top Channel