Tori Spelling kërkon të adoptojë
13/09/2012 14:30
Tori Spelling, e cila lindi fëmijën e saj të katërt më datë 30 gusht, nuk ka aspak ndërmend të ndalojë me kaq.
Aktorja ka theksuar se ka disa kohë që mendon për adoptimin e një fëmije: “Do më pëlqente shumë të adoptoja sepse dy miqtë e mi e kanë bërë këtë gjë dhe procesi ishte interesant.”
Në lidhje me vendin nga do i pëlqente të adoptonte, Spelling e ka të qartë.
“Shumë njerëz shkojnë në vende të varfra dhe kjo është gjë shumë e mirë, por mendoj se ka shumë fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë nevojë për ndihmë”, deklaroi një nga protegonistet e serialit ‘Beverly Hills’.
Top Channel