" /> ">

Tiranë, punime në bllokun pranë Tregut Industrial

13/09/2012 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar fillimin e
punimeve në segmentin që lidh rrugën “5 maji” me Selaudin Zorbën në
kryeqytet.

“Rruga që lidh “Selaudin Zorbën” me “5 Majin”  nuk ka as emër dhe nuk ka asgjë tjetër, nuk ka as shtresë asflakti, as rrjet nëntokësor, as ndricim, as gjelbërim. Megjithatë është një rrugë që përdoret ditë për ditë nga 15 mijë banorë dhe i shërben një komuniteti rezident në këtë zonë prej 4 mijë banorësh. Rruga do të fillojë të rikonstruktohet nga ndërtimi dhe do të përfundojë brenda 10 muajsh. Rruga ka një gjatësi prej afro 1 kilometër dhe ka të gjithë parametrat e një rruge moderne të një qyteti modern europian”, tha Basha.

Sipas kryebashkiakut do të sistemohet rrjeti elektrik dhe ai i Albtelekomit për të mos patur tela të varur në hapësirë. Gjithashtu janë planifikuar të mbillen pemë në të dyja anët e rrugës.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB