Ministri francez i Financave, Pierre Moscovici, mbërriti ditën e enjte në Athinë për t’u takuar me përfaqësuesit e lartë të qeverisë greke, për të biseduar mbi masat shtrënguese per shkurtimin e defiçitit buxhetor.

Më parë gjatë muajit, kryeministri Samaras udhëtoi në Berlin, ku i kërkoi Kancelares Merkel më shumë kohë për shlyerjen e detyrimeve dhe zbatimin e reformave të kërkuara.

Gjermania dhe Franca janë dy kreditorët kryesorë të borxhit kolosal grek dhe nga Athina është kërkuar shprehja e “një vullneti të qartë” për të qëndruar në rrugën e reformave, përpara akordimit të këstit të radhës të kredisë që lejon fqinjin tonë jugor që të mos shpallë falimentimin.

Në qendër të bisedimeve në takimin e Moscovicit me Samaras dhe homologun Rapanos do të jetë plani i Athinës për shkurimet në dy-vjeçarin 2013-14.

Ndërkohë, vazhdon në kryeqytetin grek protesta e farmacistëve kundër vonesës në pagimin nga shtetit të rimbursimit që u bëhet pensionistëve dhe njerëzve në nevojë.

Top Channel