Sheen dhe Lohan, së bashku për ‘Scary Movie 5’
13/09/2012 12:10
Charlie Sheen është mësuar që në një sheshxhirim të jetë ai më i “keqi” mes kolegëve, por kësaj radhe do të ketë një luftë të fortë për titullin sepse në kastin e filmit ‘Scary Movie 5’ do të jetë e pranishme edhe Lindsay Lohan, një aktore jo më pak problematike.
Të dy aktorët janë parë në Georgia për të nisur punën për filmin e radhës së komedisë që ironizon filmat horror.
Gjithsesi Lohan dhe Sheen do të kenë vetëm një skenë të shkurtër.
Aktorja 26-vjeçare i ka hapur probleme prodhuesve të filmit pasi ka munguar në disa mbledhje ndërsa ditën e mërkurë nuk udhëtoi për të xhiruar skenat ku filmi “tallej” me problemet e saj me drejtësinë dhe varësinë ndaj drogës.
Top Channel