Problemet për kryeministrin spanjoll nuk kanë fund, akuzat ndaj gruas, vëllait dhe miqve të tij më të mirë ‘shkundin’ themelet politike të Sanchezit Banka qendrore amerikane ka njoftuar se do të do të rifillojë politikën e saj për të injektuar më shumë para në ekonomi përmes të ashtuquajturave “lehtësime sasiore”.
Federal Reserve deklaroi se do të intensifikojë politikën e lehtësimeve duke blerë më shumë sigurimet e agjencive të hipotekës me një kuotë prej 40 miliardë dollarësh në muaj.
“Komiteti është i shqetësuar se pa vazhdimin e politikës së lehtësimit, rritja ekonomike nuk do të jetë aq e fortë sa duhet për të gjeneruar progres në kushtet e tregut të punës”, ka deklaruar presidenti i FED, Ben Bernanke.
Banka qendrore e Shteteve të Bashkuara është përpjekur të mbështesë ekonominë përmes një lehtësimi sasior, duke blerë dy herë 2.3 trilionë dollarë në bonde.
FED i quan masa të tilla si “blerje të aseteve”, ku ajo blen bonde për të mbajtur të ulur koston afatgjatë të huamarrjes. Raundi i fundit i blerjeve të aseteve përfundoi vitin e kaluar.
Sigurimet e hipotekave janë në borxhe dhe mbështeten tek huatë që u janë dhënë pronarëve të shtëpive. Normat e interesit në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të afërta me zeron për vite me radhë deri më sot.
Ndërkohë, kuota e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka qenë nën 8 për qind që prej janarit të 2009-ës, por kuota aktuale prej 8.1 për qind është më e ulët se ajo prej 10% e regjistruar në tetor të 2009-ës.
Ekonomia është një çështje kyçe në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Top Channel