Kajro, protesta anti-amerikane, të plagosur

13/09/2012 03:00

Një turmë manifestuesish u mblodh për të protestuar para ambasadës së SHBA-ve në Kajro, të Egjiptit.

Arsyeja e protestave është filmi anti-islamik i prodhuar në SHBA.

Imazhet drejtpërsëdrejti në rrjetin CNN tregojnë dhjetëra persona që bërtasin me zemërim, duke kërkuar që SHBA të kërkojë të falur zyrtarish për fyerjet ndaj Profetit Muhamed.

Disa rrjete të tjera flasin për përleshje me gaz lotsjellës dhe gurë ndaj ndërtesës të ambasadës.

Bëhet fjalë për disa dhjetëra të plagosur. Sipas CNN ka pssur edhe 12 të arrestuar.

Pjesa më e madhe e të plagosurve kanë mbetur të lënduar nga hedhja e gurëve në drejtim të ambasadës.

Imazhet e transmetuara nga rrjeti amerikan, tregojnë policinë që lëshon gaz lotsjellës duke kërkuar të shpërndajë turmën.       
   

Top Channel