Zyrtarisht jemi në vitin 2026, ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët
Ndonëse Britania realizoi një betejë të përgjakshme me Argjentinën për të ruajtur ishujt Falklands në vitin 1982, vetëm një në tre banorë të ishujve në mes të Oqeanit Atlantik e konsideron veten si britanik.
Këto janë të dhënat e publikuara nga rregjimistrimi i fundit i popullsisë së ishujve autonomë nën kurorën e Mbretëreshës së Britanisë, ndonëse territory ndodhet vetëm dhjetëra kilometra nga brigjet argjentinase.
Buenos Airesi, i cili vazhdon të pretendojë ishujt e quajtur në spanjisht si Malvinas, mund të inkurajohet të lëshojë një fushatë të re anti-britanike, kundër territorit të konsideruar prej tij si një “koloni e paligjshme në tokën argjentinase”.
Censusi i 2012-s tregoi se nga 1 973 banorë të ishujve me sipërfaqe të përafërt me atë të Kosovës, 53% e konsiderojnë veten shtetas të “Falklands” dhe vetëm 29% britanikë.
Megjithatë, me origjinë latine, përfshirë argjentinas konsiderohen më pak se 6,5% e popullsisë.
Censusi tregoi gjithashtu se problemi kryesor i popullsisë është plakja e saj, me forcën e aftë për punë në reduktim të vazhdueshëm.
Ishujt Falklands fituan pavarësinë nga Spanja si territor argjentinas në vitin 1810, por u pushtuan nga Britania e Madhe në 1829 dhe që prej atëherë mbeten një territor britanik.
Top Channel