Rihanna me dhëmbë floriri
12/09/2012 14:30
Rihanna nuk zgjedh me kujdes vetëm veshjet kur del për darkë me miqtë e saj, por sigurohet që edhe dhëmbët të shkojnë me gjërat që ka në trup.
Dhëmbët e floririt spikasnin tek këngëtarja 24-vjeçare, e cila duket se po kërkon t’i pëlqejë sa më shumë të dashurit të saj, reperit Chris Brown.
Në botën e hip-hop-it dhëmbët e floririt konsiderohen si një simbol pasurie dhe janë përdorur duke filluar nga vitet ’80.
Rihanna i ka përdorur për herë të parë dhëmbët e floririt në videoklipin e këngës ‘You Da One’ në vitin 2011.
Top Channel