Korea e Veriut refuzon ndihmën e Jugut

12/09/2012 16:05

Korea e Veriut refuzoi ndihmën e ofruar nga fqinj verior, pas dëmtimeve masive që shkaktoi në muajin gusht tajfuni “Bolaven” dhe disa fatkeqësi të tjera natyrore.

Lajmi u publikua të mërkurën në Agjensinë Zyrtare të Lajmeve “KCNA”.

Disa qindra persona humbën jetën dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë, duke përkeqësuar krizën e urisë në vendin e varfër komunist.

Një javë më parë, Peniani zyrtar e pranoi ofertën e Seulit për të dërguar ndihma, por kërkoi një listë të përcaktuar për artikujt që do të dërgoheshin.

Korea e Jugut u përgjigj duke ofruar 10 mijë tonë miell, tre milionë pako dridhëra dhe një listë barnash.

Megjithatë, në “KCNA”, gjatë ditës u publikua një komunikatë në të cilën shkruhej se “Korea e Veriut nuk ka nevojë për një ndihmë të këtij lloji”.

Marrëdhëniet midis dy shteteve janë veçanërisht të tensionuara, për shkak të ideologjisë së kundërt dhe pretendimit të dy qeverive për ribashkimin e vendit të ndarë nga lufta e vitit 1950-53.

Ndonëse lufta civile përfundoi gjashtë dekada më parë, asnjë traktat paqeje nuk është firmosur dhe teknikisht të dy Koretë mbeten në luftë me njëra-tjetrën.

Top Channel