Korcë, gjendet kufoma e një femre

12/09/2012 22:18

Kufoma e një femre e moshës 30-38 vjece është gjetur e masakruar në rrugën e Qafë-Thanës poshtë një ure. Sipas të dhënave, ajo është gjetur e zhveshur, ndërsa mendohet se është vrarë duke u goditur me një gur në kokë.

Ekspertët thonë se nuk ka dëmtime në pjesë të tjera të trupit, ndërsa ende nuk është bërë i mundur identifikimi i saj.

Sipas përshkrimit të policisë, gruaja është e racës së bardhë, e gjatë rreth 160 cm, brune dhe nga ekspertiza mjekësore rezulton të ketë sjellë në jetë fëmijë.

Policia ka gjetur pranë skenës së krimit edhe rrobat e viktimës, një palë kominoshe. Në trup ajo ka pasur 4 tatuazhe. Në krahun e majtë ka një tatuazh në formë ylli me dy inicialet D.O, në parakrah një tatuazh me shkronja kineze, dhe dy flutura në shpatullë dhe në ije.

Burime të policisë thanë se trupi i viktimës është gjetur nga një bari ndërkohë që nuk është i dekomopozuar. 3 raste të denoncuara të femrave të zhdukura në qarkun e Korcës janë verifikuar dhe nuk përputhen nga mosha, ndërsa këto përshkrime jepen për të mundësuar identifikimin e viktimës nga ata që mund ta kenë njohur.

Policia ka marë një numër të madh telefonatash gjatë mbrëmjes, ndërsa trupi i pajetë i gruas ndodhet në morgun e Pogradecit.

Top Channel