Holandë, zgjedhjet “errësohen” nga euro

12/09/2012 15:50

Votuesit në Holandë përgatiten të zgjedhin qeverinë e tyre të re në zgjedhjet e përgjithshme të errësuara nga shqetësimi për krizën e borxheve në Eurozonë.

Që prej mëngjesit të datës 12 shtator, mbi 10 milionë qytetarë me të drejtë vote i drejtohen kutive të votimit në një garë tepër të ngushtë midis Partisë Liberale të kryeministrit Mark Rutte dhe rivalëve të tij opozitarë, Partisë Laburiste.

Rutte është paraqitur në këto votime me premtimin e vendosjes nën kontroll të defiçitit buxhetor dhe stimulimit të ekonomisë nëpërmjet investimeve në infrastrukturë.

Rivali i tij kryesor, Diederik Samson, ka vendosur theksin në një program të krijimi të vendeve të reja të punës.

Disa orë përpara nisjes së votimeve, dy liderat u përballën në një duel televiziv, gjatë së cilit e përshkruan garën si “tepër emocionuese”.

Holanda u detyrua të shkonte në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme pas tërheqjes nga koalicioni qeverisës së Partisë së Lirisë së Geert Wilders, i cili nuk mbësheti aprovimin e Amsterdamit zyrtar për Fondin Europian të Shpëtimit.

Në kritikat e ashpra të Wilders ndaj kryeministrit Rutte, ai theksoi se politikat e qeverisë aktuale po zhysin Holandën në krizë duke e rreshtuar përkrah Gjermanisë në krizën aktuale të borxheve.

Partia e Lirisë, forca e tretë më e madhe politike në vend, kërkon tërheqjen e vendit nga Eurozona dhe daljen prej bashkimit Europian.

Sipas sondazheve, asnjë parti nuk do të fitojë një mbështetje të fortë dhe do të jetë i nevojshëm një koalicion i gjerë për të drejtuar vendin.

Top Channel