Clooney: Nuk jam ndarë nga Stacey

12/09/2012 09:20

‘The Sun’ publikoi të martën se George Clooney është ndarë nga e dashura e tij Stacy Keibler, por aktori ka përgënjeshtruar menjëherë këtë lajm.

“Një lajm i publikuar nga tabloidi londinez ‘The Sun’ në lidhje me George Clooney dhe Stacy Keibler nuk është i vërtetë. Këto lajme kanë qëllimin e vetëm për të shitur sa më shumë gazeta”, u shpreh për ‘Mail Online’ zëdhënësi i aktorit hollivudian.

Sipas ‘The Sun’, Stacey i kishte thënë miqve të saj se lidhja me Clooney kishte përfunduar pasi ky i fundit nuk donte diçka serioze.

Lajmi vjen menjëherë pas kthimit të çiftit nga liqeni i Komos, ku George çon shpesh të dashurat e tij.

Aktori është njohur me Keibler në qershor të vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA