Është e bukur dhe shumë joshëse. Kjo është Çiljeta Xhilaga, një emër tashmë i afirmuar në muziken shqiptare. Shumë këngë të saj janë hit-e, por veçanërisht Çili ka tërhequr vëmendje për shkak të pamjes së saj.

Ajo e ka nisur rrugëtimin me këngën që në moshen 14- vjecare. Por, në këto fillime ajo ka provuar edhe modelingun dhe spektaklet e bukurisë. Në vitin 2000, Çiljeta ka marrë pjesë në konkursin “Miss Shqiperia”, ku ka fituar çmimin “Miss Kinemaja”.  

Ka përfaqesuar në Brazil “Miss Shqiperinë” tek ”Miss Nations”, madje ka provuar edhe prezantimin në spektakle televizive. Shumë të lakuara kanë qenë edhe pjesëmarrjet e saj në kinematografi me serialin “Ishte koha për dashuri” dhe “Trapi i Vjetër”, por rruga e pandarë mbeti muzika.
 
Ka marrë pjesë dhe ka fituar çmime të ndryshme në kompeticionet e muzikës. Por së fundmi, po teston edhe aftesitë e saj politikëbërëse.

Por, nuk ndalet me kaq Çili! Së fundmi sporvon veten në një tjetër sfidë, atë të biznesmenes. Thotë se është profili më i përshtatshëm për një grua dhe për më tepër kjo gjetje kënaq shijet e saj. Pse jo, edhe emrin tashmë të afirmuar mund të shfrytëzojë në një tjetër fushë fitimprurëse.

Çiljeta ka frymezuar jo pak shtypin rozë të mbushë faqet me historitë e saj personale. Dy lidhjet e saj dashurore shume të gjata u kthyen gati gati në një telenovelë për publikun.

Por, të rejat në jetën e saj private, i kanë vënë kapakun së shkuares. Çiljeta Xhilaga është shtatëzanë në muajin e 4-tër, pret një djalë dhe ka tre muaj që bashkëjeton me Tomasin, një arkitekt amerikano-latin.

“Jam e lumtur që do të bëhem nënë, e kam kërkuar shumë një bebe dhe jam shumë e lumtur për këtë fazë të jetës sime. Një nga arsyet që nuk kam dashur të bëj publike shtatzaninë ka qenë bestytënia dhe nuk kam dashur ta ndiej deri në momentin kur të ndieja lëvizjet e djalit, prandaj këtë fat e keni ju, në këtë emision ku vij për herë të parë vet i dytë”, u shpreh Çiljeta.

“Tomasi dhe unë donim të bënim fëmijë, Bëja eko javë pas jave dhe nuk rezultonte gjë, por pas pesë muajsh tentativash rezultoi që isha shtatzanë dhe është një lumturi e madhe”.

Duke u ndalur tek historia e lidhjes së saj, këngëtarja rrëfeu: “Në fakt, Tomasi është i huaj. Zakonisht të huajt janë njerëz që çfarë ndiejnë e shprehin menjëherë. U njohëm në një bar, u pamë dhe një javë e gjysmë rresht vinte në të njëjtin orar dhe më kërkonte mua, ndonëse unë nuk isha sepse po bëja furnizim rrobash, dyqanin sapo e kisha hapur dhe kisha shumë punë. Këtë fakt ma tregoi vetë ai më vonë. E njoh veten që kur pëlqej dikë e pëlqej që në shikim të parë, por disa gjëra janë të shkuara dhe pas një jave shkova tek lokali dhe më gjeti ai mua. Nisëm të bisedonim dhe fjalën e parë që më tha ai ishte që donte të bënte fëmijë me mua. Atëherë më erdhi për të qeshur, por ja ku jemi dhe unë po pres një fëmijë prej tij”.

Top Channel