Turqi, shpërthim në Stamboll, 1 i vdekur

11/09/2012 00:00

Një shpërthim ka ndodhur jashtë një stacioni policie në qytetin e
Stambollit, në Turqi, ku si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe disa
të tjerë të plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe janë dërguar në spital.

Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin, por burime të pakonfirmuara thonë se mund të ketë qenë një atentator vetëvrasës.

Pamje të transmetuara nga televizioni publik turk tregojnë dëme materiale të shkaktuara në hyrje të stacionit policor, në lagjen periferike të Sultangazit. Asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër sulmin.

Në maj, një polic humbi jetën në një atentat vetëvrasës në provincën qendrore të Kajserit. Grupi rebel kurd, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, tha atëherë se kishte kryer sulmin. 

Top Channel