Spanjë, Rajoy refuzon planin e shpëtimit

11/09/2012 00:41

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy ka thënë se ai nuk do të pranojë kushte nga jashtë mbi një plan të mundshëm shpëtimi.

Rajoy e bëri këtë premtim në intervistën e tij të parë televizive që nga marrja e detyrës. Por ai tha se asnjë vendim për të kërkuar një plan të tillë ishte marrë.

Javën e kaluar, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) zbuloi planet për të blerë bono nga vendet e zhytura në borxhe, nën kushtet e planit të shpëtimit.

Mario Draghi tha se Banka Qendrore Evropiane do të mundësojë mbështeje plotësisht efektive.

Qëllimi i këtij programi ishte shkurtimi i kostove të huamarrjes të borxhit ngarkuar anëtarëve të eurozonës, duke blerë bonot e tyre.

Top Channel