Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje, do të zbatohet për palestinezët e dënuar për vrasjen e shtetasve izraelitë
Ashtu sic edhe pritej, grupi terrorist somalez, Al Shabab që ka lidhje të forta me Al Kaedan, është shprehur kundër presidentit të sapozgjedhur të vendit, Hassan Sheikh Mohamed, i pari i dalë nga vota popullore në këtë vend.
Zëdhënësi i Al Shabab, Sheikh Ali Mohamed Rage tha për agjencinë e lajmeve AFP se organizata që ai përfaqëson nuk ka asgjë personale kundër presidentit të ri, por është kundër gjithë sistemit.
“Procesi elektoral dhe zgjedhjet janë një projekt i armikut të Somalisë. Ne jemi kundër këtyre. Nuk kemi asgjë me presidentin e ri, por me sistemin”, tha zëdhënësi i Al Shabab.
Hassan Sheikh Mohamed u zgjodh u shpall president i vendit në përfundim të një procesi të gjatë dhe të vështirë zgjedhor. Në raundin e parë ishin disa kandidatë për postin më të lartë në udhëheqjen e vendit, por askush nuk mundi të sigurojë mbi 30 përqind të elektoratit, ashtu sikundër e kërkonte legjislacioni vendas.
Pas balotazhit, Mohamed u shpall fitues. Tashmë sfidat e tij janë të shumta, e një ndër to është edhe vënia nën kontroll e gjithë territorit të vendit, pjesa më e madhe e të cilit në jug kontrollohet nga Al Shabab.
Top Channel