Komisioni Qeveritar për Privatizimin miratoi dokumentet e pakos tenderuese për shitjen e 75% të aksioneve të PostTelekomit të Kosovës.

Në bazë të këtyre dokumenteve të miratuara nga KQP, kompanitë e parakualifikuara ftohen të bëjnë shqyrtimet e tyre dhe të marrin pjesë në garë për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së.

KQP konstaton se nga PTK është ndarë njësia e Postës së Kosovës, e cila është themeluar si ndërmarrje e re publike edhe është duke funksionuar si njësi e pavarur. Posta e Kosovës ka trashëguar të gjitha pasuritë e paluajtshme të PTK-së.

Në bazë të pakos tenderuese, do të shiten 75% e aksioneve të PTK-së, përkatësisht të dy njësive të biznesit Telekomi (telefonia fikse) dhe Vala (telefonia mobile). Ndërsa, 25% të aksioneve të PTK-së në pronësi të shtetit do të mbesin më së paku në afatin 5 – vjeçar  pas përmbylljes se transaksionit dhe do të monitorohen nga përfaqësuesit e shtetit.

Në bazë të kësaj pakoje tenderuese, të gjithë punëtorëve aktualë të PTK-së i garantohet vendi i punës për të paktën 3 vitet e ardhshme, ndërsa blerësi potencial detyrohet që kompaninë ta zhvillojë dhe të përmirësojë edhe më tutje shërbimet e ofruara për qytetarët.

Top Channel