Po planifikonin një sulm terrorist në një qendër tregtare, arrestohen dy 16-vjeçarët në Francë Me përshkallëzimin e konfliktit në Siri, edhe kriza e refugjatëve po merr proporcione të përshkruara në media si epike.
Vrasjet ne mase, torturat e perdhunimet jane normat e reja te shoqerise ne kete vend. Per shefen e te Drejtave te Njeriut ne OKB, Navi Pillay, faji eshte i te dyja paleve.
“Mijera vete jane vrare, mijera te tjere jane plagosur. Ne keto momente qe ne flasim, civile, perfshire ketu dhe femije, po vazhdojne te vriten e lendohen ne Siri. Nuk mund t’i lejojme vetes pritjen per nje ndryshim te politikave te regjimit sirian, qe nuk jep asnje shenje se është i gatshem te beje leshime. Ndaj gjej rastin te riperseris thirrjen drejtuar Keshillit te Sigurimit per ta paraqitur çeshtjen e Sirise ne Gjykaten Nderkombetare Penale. Edhe forcat e opozites te mos kene asnje iluzion se do te jene te imunizuara nga ndjekja penale, ndaj i nxis t`i permbahen normave themelore te ligjit nderkombetar”, tha Navi Pillay, Kryekomisionere e OKB-së.
Më shume se 2 milione e gjysmë siriane jane prekur drejtperdrejte nga dhuna qe prej fillimit te revoltes kunder Bashar al Assadit marsin e vitit 2011. Familja e presidentit e qeverisë sirine prej me shume se 40 vjetesh. Ajo qe nisi si proteste paqesore kunder nje regjimi shtypes, u pasua shpejt nga dhuna e forcave qeveritare, kryengritja e armatosur e tani vendi gjendet i zhytur ne nje lufte civile, te ciles nuk i duket fundi. Aktivistet opozitare raportojne nje pershkallezim te situates ne zona te nxehta konflikti si hama, homsi apo edhe dera, vendlindja e demonstratave kunder assadit vitin e kaluar. Forcat e regjimit thone ata, po hapin zjarr pa dallim mbi popullaten. Per kunderpergjigje, media shteterore ia faturoi grupeve terroriste shperthimin e nje bombe perpara nje spitali te Alepos, ku mbeten te vrare 30 civile, mes te cileve edhe femije.
Top Channel