Paqe me Al Kaedan?

11/09/2012 00:00

Vëllai i liderit të Al Kaedes, Ajman al Zawahiri propozon të
ndërmjetësojë një marrëveshje paqe mes perëndimit dhe islamikeve. Në një
intervistë për CNN, Mohamed al Zawahiri paraqiti për të parën herë
publikisht idenë e tij, duke sqaruar se është i vetmi që mund të
ndihmojë në këtë mënyre t’i jepet fund dhunës.

Por per kete, te dy palet duhet te bejne leshime. Ne pozicionin e te qenit i aferm i drejtuesit te rrjetit e te madh terrorist te globit, Zawahiri e pershkruan veten si ideologjikisht te pandashem me mjekun egjiptjan dhe thote se nese ka njeri qe mund te binde te vellane te heqe dore nga dhuna, eshte ai. Mohamed al Zawahiri nuk eshte nje njeri fizikisht imponues, thote reporteri i CNN-it, Nic Robertson. Mjekra e gjate gri, fytyra e terhequr vizatojne tiparet e nje njeriu te qete. Ramazani ka perfunduar me kohe, por ai ende vazhdon te agjeroje deri ne perendim te diellit. Mohamed ka qene per 14 vjet i burgosur ne Egjipt per terrorizem e perfshirje ne vrasjen e presidentit Anwar Sadat ne 1981-shin, akuza keto te cilat vazhdon edhe sot t`i mohoje me force. Per 5 vjet, ka qendruar ne izolim, ne nje qeli te ngushte 180 cm katror. “I mbyllur ne mendimet e tij, ka pasur mjaft kohe te meditoje”, thote Robertson. Vellai i kreut te Al Kaedes eshte liruar ne muajin maj e tani kerkon paqen mes myslimaneve e komunitetit nderkombetar.

Propozimi i tij 6 faqesh ofron armepushim 10-vjeçar me kushte qe perfshijne: fundin e nderhyrjes se Shteteve te Bashkuara dhe perendimit ne tokat e myslimaneve, fundin e nderhyrjes ne edukimin e tyre, fundin e luftes se amerikes kunder islamit, lirimin e te gjithe te burgosurve islamike.

Militantet nga ana tjeter duhet te ndalojne menjehere sulmet ndaj interesave amerikane e atyre perendimore, te mbrojne legjitimitetin e ketyre interesave ne tokat myslimane, e t`i japin fund provokimit ndaj Amerikes dhe Perendimit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB