Nëna ndjek gjurmët e vajzës Kim

11/09/2012 15:15

Vajzat e saj, veçanërisht Kim Kardashian, i kanë të zakonshme pozat me bikini për revista të ndryshme dhe Kris Jenner ka menduar se ajo nuk ka asgjë mangët për të mos ndjekur hapat e tyre.

56-vjeçarja ka pozuar për kopertinën e revistës ‘New Idea’ duke treguar trupin e saj të mrekullueshëm.

Gjithashtu ajo në revistën australiane tregon sekretin e formës së saj të shkëlqyer, por sekreti i vërtetë është operacioni në gjoks që ajo ka bërë kohët e fundit, siç tregohet në fotot e mëposhtme.


Top Channel