“Miss Italia 2012”, 19-vjeçarja nga Siçilia
11/09/2012 02:00
Giusy Buscemi, e lindur në Mazara del Vallo, 19 vjeç, e gjatë 1 metër e 75 centimetra është shpallur “Miss Italia”.
Ai që e kurorëzoi në spektaklin maratonë të transmetuar në rrjetin italian RaiUno ka qenë presidenti i jurisë Beppe Fiorello.
E diplomuar, pret rezultatet e testit për mjekësi, praktikon kërcimin, e apasionuar pas kinemasë dhe ëndërron të bëhët aktore.
Në finale vajza nga Sicilia ka mposhtur konkurrentet Romina Pierdomenico dhe Klaudia Tosonin.
Për drejtuesin e njohur të ekranit Fabrizio Frizzi, ky ishte edicioni i fundit që prezantonte “Miss Italia”-n.
Top Channel