Milano, të shtëna në rrugë, vritet 43-vjecari

11/09/2012 00:18

Disa të shtëna në rrugë kanë përfshirë qytetin italian të Milanos mbrëmjen e së hënës ku për pasojë ka mbetur një i vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muratori” ku humbi jetën një shtetas italian, 43 vjeç, ndërsa një grua që ishte me të, ndoshta bashkëshortja e tij, një domenikane rreth 41-vjec ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë ka mbetur e padëmtuar Silvia, fëmija 1-vjecare që gruaja kishte në krahë dhe që ra në tokë menjëherë pasi 41-vjecarja u qëllua.

Ishin shtatë të shtënat që u drejtuan kundër çiftit në një rrugë të mbushur plot me bare dhe restorante.

Policia është ende duke marrë dëshmitë e kalimtarëve të cilët ishin dëshmitarë të vrasjes.

Top Channel