Masakër në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur nga sulmi me armë zjarri
Quhej Eladio Martinez Cruz, 24 vjeç, dhe akuzohej nga një grua për dhunë
seksuale. Një agresion i kryer brenda një magazine në shtetin meksikan
të Mikoaçanit.
Më 6 shtator një patrullë e policisë ndaloi të riun për ta shoqëruar në komisariat, pasi duhet të bëheshin disa verifikime. Por vetura me agjentët u ndalua nga një grup personash të armatosur, të cilët rrëmbyen Kruz.
Një ditë më vonë, një telefonatë anonime shënoi praninë e një kufome në një kryqëzim. Policia e gjeti menjëherë, ishte trupi i dhunuesit.
I riu ishte kryqëzuar në dy tabela rrugore pasi ishte torturuar. Pranë tij ishte edhe shpjegimi: “Kështu përfundojnë dhunuesit”.
Është herët të thuhet nëse kjo metodë mizore do të kthehet në një tendencë, sikurse kanë qenë aktet e tjera barbare të verifikuara këto vite gjatë narko-luftës. Dikush ka fiilluar ta bëjë, ndërsa të tjerë janë frymëzuar duke rritur dozën e mizorisë.
Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për aktin, por ekspertët dyshojnë se mund të jetë një hakmarrje e Kalorësve Templarë, një grup kriminal që hiqet sikur mbron popullin, por që nuk heziton të vrasë si kartelet e tjera.
Nga ana tjetër, kryqëzimi mund të ketë qenë edhe vepër e një grupi policësh, që kanë vendosur të bëjnë vetëdrejtësi pa pritur mbylljen e hetimeve dhe vendimin e gjykatës.
Top Channel