Masakër në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur nga sulmi me armë zjarri
Mediat shtetërore kineze njoftojnë se dy anije qeveritare patrulluese janë dërguar në ishujt e kontestuar me Japoninë.
“Anijet kanë arritur ujërat në afërsi të ishujve për të mbrojtur sovranitetin e vendit”, shkruan agjencia “Xinhua” në edicionin e saj online.
Lëvizja vjen pak ditë pasi Japonia konfirmoi planet e saj për të blerë ishujt, të njohur si Senkaku nga Tokioja dhe Diaoju nga Pekini.
Tensionet në muajt e fundit kanë qenë të lartë mes dy vendeve në lidhje me ishujt që ndodhen në detin e Kinës lindore.
Japonia kontrollon ishujt e pabanuar por të pasur me burime natyrore, të cilët pretendohen gjithashtu nga Taivani.
Ndërkohë, kabineti qeveritar japonez ka vendosur të lëvrojë fonde rezervë për blerjen e tyre, bëjnë të ditur mediat japoneze.
Kontrata për blerjen e ishujve nga familja Kurihara parashikohet të nënshkruhet gjatë ditës së martë, kanë njoftuar mediat niponike.
Ditën e dhënë, zëdhënësi i qeverisë së Tokios deklaroi se Japonia do të blejë ishujt për të promovuar menaxhimin e qëndrueshëm dhe paqësor të tyre.
Por Kina nga ana e saj ka reaguar duke e cilësuar planin si ilegal dhe paralajmëroi se zbatimi i tij do të prekë marrëdhëniet dypalëshe.
Top Channel