Holandë, përplasen dy tramvajët

11/09/2012 15:15

Rreth 30-35 persona mbetën të plagosur, disa prej të cilëve rëndë, pasi ty tramvaje u përplasën në qytetin e Hagës ditën e martë, raportoi media holandeze.

Sipas dëshmitarëve pamorë, një prej tramvajeve hyri në shinat e mjetit tjetër, duke shkaktuar aksidentin në një prej rrugëve kryesore të qytetit.

E përditshmja ”De Telegraaf” spekulon se aksidenti është realizuar nga një gabim njerëzor, por arsyet nuk janë përcaktuar ende zyrtarisht.

Dhjetëra ambulanca dhe mjete policore mbërritën në skenën e aksidentit dhe dërguan në spital të lënduarit, por duket se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht forcës me të cilën u përplasën dy mjetet.

Top Channel