Francë, në arrest ish-kryeministri De Villepin

11/09/2012 15:10

Ish-kryeministri francez, Dominique De Villepin është ndaluar nga policia në kuadër të një hetimi për korrupsion. Lajmin e bën të ditur gazeta “Le Monde” në edicionin e saj online.

De Villepin është në gjendje arresti që prej mëngjesit të së martës dhe ndodhet në një kazermë të xhandarmërisë së Parisit, njofton gazeta.

Ish-kryeministri, vijon burimi, është thirrur për të dhënë shpjegime për rolin e tij në një çështje ku është përfshirë kompania “Relais & Chateaux”.

Gjykatësi i Strasburgut, Jean Baptiste Poli dhe xhandarmëria po hetojnë në veçanti mbi një sistem faturash të fryra që përfshin edhe ish-presidentin e kompanisë, Regis Bulot.

I burgosur që prej nëntorit të 2011-ës, ky i fundit dyshohet se ka krijuar një sistem taksash për shtypin gjatë drejtimit vjetor të “Relais&Chateaux”.

Bulot është njëkohësisht një nga miqtë më të afërt të Villepin dhe raportet mes të dyve janë në qendër të hetimeve pas një seri përgjimesh telefonike.

Përgjitmet nxorrën në dritë aktivizimin e kryeministrit për të shmangur problemet e mikut të tij me drejtësinë. “Le Monde” shton më tej se mashtrimi arrin në 1.6 milion euro.

Top Channel