Ben Affleck prenoton çmimin Oscar

11/09/2012 00:00

Sapo është shfaqur në Festivalin e Torontos, në sallat e kinemave
amerikane do të shfaqet më 12 tetor, por që tani flitet për një Oscar.

Bëhet fjalë për “Argo”, filmi me regji dhe interpretim të Ben Affleck. “Argo” është filmi i rremë i fantashkencës që një skuadër e CIA-s përdori si kal Troje për të hyrë në Teheran në vitin 1979.

I bazuar në këtë histori të vërtetë, të ndodhur në kulmin e krizës diplomatike, në film interpretojnë edhe Alan Arkin, Bryan Cranston dhe John Goodman.

Top Channel