
Al Pacino mund të rikthehet në ekranin e madhe në interpretimin e një roli kontravers, atë të trajnerit legjendar të futbollit amerikan, Joe Paterno.
Paterno konsiderohet si një nga trajnerët më të suksesshëm të sportit më
popullor në Shtetet e Bashkuara ku me skuadrën e Pensilvanisë mundi të
sigurojë dhjetra trofe gjatë karrierës së tij shumë-vjeçare.
Por fama e tij do të zbehej pas skandalit që përshiu ndihmësin e tij vitin, Jerry Sandusky. Në hetimet e autoriteteve amerikane, Sandusky rezulton se kishte abuzuar seksualisht me sportistët e ekipeve zinxhir të Pensilvanisë ndër vite. Një pjesë e amerikanëve vendosën në qendër të kritikave vetë Joe Paternon për paaftësinë për të ndalur abuzimet e ndihmësit të tij. Akuzat çuan në shkarkimin e tij vitin e kaluar.
Paterno vdiq në muajin janar në moshën 85-vjeçare nga kanceri, dy muaj pas shkarkimit dhe pas dy viteve që e vendosën në qendër të vëmendjes jo vetëm nga ana sportive. Pikërisht këto dy vite pritet të trajtojë filmi i ri kushtuar atij dhe emri favorit që do të interpretojë këtë rol përflitet se është Al Pacino.
Filmi është ende në fazën e projektit, ndërkohë që shumë fansa të Paterno-s kundërshtojnë realizimin e tij. Sipas tyre akuzat ndaj trajnerit legjendar janë trillime dhe se ai s’mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e ndihmësit të tij, Sandusky.
Top Channel