Po planifikonin një sulm terrorist në një qendër tregtare, arrestohen dy 16-vjeçarët në Francë
Pas polemikave është arritur marrëveshja. Pak orë përpara përvjetorit të
sulmeve të 11 shtatorit 2001, është arritur një pakt që i hap rrugën
përfundimit të Muzeut Përkujtimor në Ground Zero, aty ku ngriheshin dy
kullat binjake të Nju Jorkut.
Muzeu, i krijuar për të dokumentuar sulmet terroriste dhe për të nderuar kujtimin e pothuajse 3 mijë viktimave, duhej të ishte hapur këtë muaj, por ndërtimi u ndërpre një vit më parë për shkak të një përplasjeje në lidhje me se kush do të paguajë dhe menaxhojë memorialin.

Protagonistë të përplasjes kanë qenë kryetari i bashkisë së New York-ut nga njëra anë, Michael Bloomberg dhe nga ana tjetër guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo dhe ai i New Jersey-t, Chris Christie.

Bloomberg është president i fondacionit që kontrollon Muzeun Kombëtar Përkujtimor 9/11, ndërsa dy guvernatorët kontrollojnë Porth Authority, pronë e vendit ku ngrihej World Trade Center.

“Marrëveshja e arritur jep garanci për kostot e kontribuesve dhe vizitorëve dhe nga ana tjetër siguron rifillimin sa më shpejt të punimeve, që do të vazhdojnë deri në përfundimin e muzeut”, deklaroi Cuomo.

Marrëveshja zgjidh në letër problemet që kanë të bëjnë me koordinimin dhe financimin e zonës, por nuk shkon në detaje. Për më tepër, jo vetëm nuk është e sigurtë nëse struktura prej 1 miliard dollarësh mund të përfundojë brenda vitit 2013, por mbeten edhe polemika mbi kostot e projektit.

Parashikohet një buxhet vjetor shpenzimesh për 60 milionë dollarë. 12 milionë në vit do të shërbejnë vetëm për sigurinë, plus buxhetin e plotë të Parkut Kombëtar Ushtarak të Gettysburg-ut dhe të Memorialit USS Arizona të Pearl Harbor.
Top Channel