11 shtatori, 11 vjet nga sulmi tragjik

11/09/2012 00:00

11 vjet pas sulmeve te 11 shtatorit 2001, amerikanet edhe nje here
reflektojne mbi ngjarjen tragjike qe mori gati 3.000 jete njerezish ne
New York, Washington dhe Pensilvani.

Ishte goditja me e rende ne token amerikane qe prej bombardimit te Pearl Harborit 7 dhjetorin e vitit 1941 e i dha vendit nje tjeter date per t`u kujtuar me dhimbje. Sulmet e koordinuara vetevrasese ishin veper e 19 ekstremisteve te rinj myslimane, qe rrembyen kater avione pasagjeresh e i shnderruan ne arme te shkaterrimit ne mase. Per presidentin Barak Obama, ky pervjetor eshte nje rast  për të nderuar guximin e përgjigjes së parë të atyre që rrezikuan jetën – në atë ditë, dhe çdo ditë që nga ai vit – e një mundësi falënderimi për amerikanët burra e gra në uniformë, të cilët kanë shërbyer dhe sakrifikuar për ta mbajtur vendin te sigurte.

“Në atë mëngjes të kthjellët dhe të tmerrshëm 11 shtatori Amerika “u mbush me pyetje: nga erdhën sulmet dhe si do te pergjigjemi. A  do të dobësojnë ato dashurinë për vendin. A  do të ndryshojnë ate qe ne jemi. Por ne dekaden e fundit, Amerika iu pergjigj ketyre pyetjeve dhe u be nje komb me i mire”, tha Obama.

Presidenti kujtoi fitoren e madhe ne luften kunder Al Kaedes, asgjesimin e udheheqjes se saj. Fale guximit dhe aftësisë së personelit tonë të zbulimit dhe Forcave të Armatosura, u shpreh ai, Osama bin Laden nuk do t’i kercenoje me kurre Shtetet e Bashkuara. Shefi i Shtepise se Bardhe u tregua i kujdesshem te tregonte se Amerika nuk eshte ne lufte me islamin e as me ndonje fe tjeter. “Ne jemi keta qe jemi, tha presidenti. – Liria dhe diversiteti na bejne unik si popull”.

Ky pervjetor vjen me nje lajm te mire per te gjithe te mbijetuarit e tragjedise dhe punonjesit e nderhyrjes se shpejte qe u preken nga semundje te renda per shkak te pluhurit toksik ne piken zero. Listes se semundjeve qe do te mbulohen nga programi i trajtimit shendetesor te lodhur me 11 shtatorin, i jane shtuar 50 lloje te reja kanceri. Kjo do te thote se 70.000 persona qe vuajne pasojat e ekspozimit ndaj rese se ngritur ate dite nga shembja e kullave binjake, do te perfitojne trajtim mjekesor falas. Deri tani, kompensimet kryesore te shendetit per kete kategori njerezish, kishin te benin vetem me semundjet e rrugeve te frymemarrjes.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB