SHBA-të i kthejnë Bagramin Afganistanit

10/09/2012 08:30

Ushtria amerikane do të dorëzojë kontrollin e burgut të Bagramit, ku mbahen 3000 persona të dyshuar për terrorizëm dhe luftëtarë talebanë, tek autoritetet e Afganistanit.

Kjo lëvizje është pjesë e marrëveshjes për të transferuar përgjegjësinë e burgjeve tek autoritetet lokale në kuadër të tërheqjes së trupave të NATO-s nga Afganistani në fund të vitit 2014.

Gjithsesi, Uashingtoni këmbëngul për të mbajtur nën kontroll disa nga të burgosurit në Bagram.

Burgu i Bagramit ka qenë në qendër të akuzave për abuzim me të burgosurit duke u konsideruar si Guantanamo i Afganistanit.

Top Channel