Protesta të dhunshme në Kili

10/09/2012 08:00

Një demonstratë paqësore në Kili në nder të viktimave të regjimit ushtarak të gjeneralit Augusto Pinochet ka degjeneruar në dhunë.

Rreth 3500 persona morën pjesë në marshimin drejt varrezave të Santiagos dhe policia bën të ditur se një grup i vogël personash me maska sulmuan një godinë qeveritare me gura.

Tetë persona u arrestuan pas një beteje mes forcave të rendit dhe rreth 100 protestuesve që ngritën barrikada dhe ndezën zjarre.

Shumë demonstrues mbanin në duar pankarta me emrat e familjarëve të vdekur apo të zhdukur gjatë regjimit të Pinochet (1973-1990).

Organizatat e të drejtave të njeriut llogarisin se rreth 3000 persona, mes të cilëve edhe kundërshtarë politikë, janë vrarë gjatë qeverisjes së gjeneralit Pinochet, i cili vdiq në vitin 2006 pa u dënuar për krimet e tij.

Top Channel