" /> ">

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti i është drejtuar me një
letër ndërmjetësit të pavarësisë së Kosovës Marti Ahtisari.

Ai i thotë Ahtisarit se ‘vendimi i tij për ta trajtuar Kosovën si një rast të veçantë të shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe përpjekja për zgjidhje që dallon nga ajo e ish republikave ka pasur dhe do të ketë pasoja negative afatgjatë për Kosovën’.

“Zgjidhja e ofruar nga ju ka qenë po kështu – zgjidhje shqiptaro-serbe: komuna të reja serbe, eksterritorialiteti i 45 kishave të cilat i perkufizuat si ‘serbe’, pastaj shumica e dyfishtë, që nënkupton pamundësinë e ndryshimeve kushtetuese pa u pajtuar serbët, etj… Logjika juaj ndoshta mund të ketë qenë qëllimmirë, mirëpo, meqë ajo është e padrejtë, si e tillë do të krijojë veçse efekte të padëshirueshme. Nëpërmjet zgjidhjes që keni propozuar Serbisë i janë ofruar mundësi të mëdha për ta kontrolluar stabilitetin politik të Kosovës. Plani juaj është zbatuar vetëm pjesërisht – vetëm aty ku ka pranuar Beogradi: nëpër enklava po, kurse në veri jo. Kurse tani Kosova ndodhet përpara negociata të reja për veriun në të cilat Pakoja juaj do të hapet. Nëse dikur na e bëtë një dëm, sot na e keni një borxh. Pranojeni se Kosova sot mundet shumë më mirë dhe se ka nevojë të shkojë përtej Planit tuaj. Drejt sovranitetit të kompletuar dhe pavarësisë së plotë”, thotë Kurti në letrën e tij.

Top Channel