Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein Ish-zëvendëspresidenti irakian, suniti Tariq Al Hashemi, e cilësoi
vendimin me varje që u dha në mungesë të tij në Irak, si “të motivuar
politikisht”. Gjatë një konference për shtyp në Turqi, ai sulmoi sërish
Kryeministrin Nuri Al Maliki.
“Ndersa rikonfirmoj pafajesine time dhe ate te truprojave te mi, une hedh poshte dhe kurre nuk do te njoh verdiktin e pandershem, te padrejte dhe te motivuar politikisht”, tha Hashemi.
Te dielen, nje gjykatë irakiane shpalli vendimin me varje për Tarik Al Hashimin, i akuzuar për drejtimin e të ashtuquajturave “skuadra të vdekjes”. Prokuroret thane se Hashimi eshte i perfshirje ne 150 vrasje. Gjate gjyqit ne mungese, ish-truprojat e tij thane se ishte ai qe i kishte urdheruar. Hashimi eshte politikani me i larte sunit dhe çeshtja e tij thelloi krizen politike ne Irak.Ai e quajti verdiktin si “nje medalje ne kraharorin e tij”.
“Dje kryeministri Maliki dhe sistemi i tij gjyqesor i dhane fund fushates teatrale kunder meje, duke perdorur nje gjykate false, te ngritur posacerisht per kete qellim. I ngjante plotësisht një thertoreje”, tha Hashemi.
Ai akuzoi qeverine e Malikit- të dominuar nga shiitet- se po nxit ndasite sektare ne vend dhe u kerkoi perkrahesve te deshmojne nje “nivel te larte disipline”. Megjithese ne menyre jo te drejtperdrejt ai iu referua edhe Iranit kur foli per “ndikimin ne rritje te vendeve fqinje ne punet e brendshme te Irakut”.
Jo vetem kaq ai akuzoi edhe qeverine amerikane se “po mbyll syte” përballe “sjelljes shkaterrimtare” te Malikit, per shkak te zgjedhjeve presidenciale. Kriza per ceshtjen e Hashimit perkon edhe me shtimin e dhunes ne Irak. Te djelen te pakten 92 persona humben jeten dhe rreth 350 te tjere u plagosen ne mbi 20 sulme, ne te gjithe vendin. Hashemi eshte anetar i bllokut sunit “Irakija” dhe u zgjodh ne postin e zëvendëspresidentit prej vitit 2006. Me 19 Dhjetor te vitit 2011, nje dite pasi ushtaret amerikane lane vendin, qeveria irakiane leshoi nje mandat arresti per Hashimin. Pas kesaj, ai u largua ne zonat autonome kurde, ne veri te vendit, prej ketu ne Katar dhe me pas ne Turqi.
Top Channel