Harper mbështet punën e mami Victoria-s
10/09/2012 00:00
Edhe pse vetëm 14-muajshe, Harper Beckham është një ndjekëse e vërtetë e modës.
Harper u fotografua në krahët e babait David, ndërsa nëna Victoria ishte tërësisht e impenjuar me koleksionin e saj Pranverë-Verë 2013 që u ekspozua në Javën e Modës në New York.
Victoria i qëndroi besnike koleksionit të saj, e veshur me një fustan të zi dhe me çizme të shkurtra, të hapura te majat dhe thembrat, kurse Harper dukej ëngjëllore me një fustan të bardhë, kapësë të bardhë flokësh dhe këpucë të zeza.
Top Channel