Franca ndihmoi dezertorët sirianë

10/09/2012 21:30

Figura kyçe që dezertoi regjimin sirian, gjenerali Manaf Tlas, ka bërë të ditur se agjentë të shërbimeve sekrete franceze e ndihmuan atë të largohej nga Siria në fillim të korrikut.

Ai tha se shërbimet franceze e kishin ndihmuar të arratisej, por refuzoi të saktësonte mënyrat dhe u kufizua vetëm tek një falenderim drejtuar qeverisë franceze.

Gjenerali paralajmëroi se nëse regjimi i Damaskut bëhet subjekt i më shumë presioneve, atëherë mund të reagojë duke përdorur armët kimike.

Gjenerali Tlas foli nga streha e tij në Paris për gazetarët nga dega arabe e BBC dhe televizioni francez BFMTV.

Dezertimi i tij u vlerësua si një goditje e rëndë për qeverinë e Damaskut pasi ai komandonte Brigadën e 10-të të Gardës së Republikës, një njësi ushtarake elitë.

Për më tepër, babai i tij Mustafa Tlas kishte shërbyer si ministër i Mbrojtjes për 30 vjet dhe ishte njeri i afërt me Hafez al Assad, babai Bashar al Assad.

Gjenerali Tlas është parë si një figurë potenciale për drejtimin e opozitës siriane, por shumë eksponentë të saj e refuzojnë pasi e konsiderojnë si një person shumë të kompromentuar.

Gjenerali nuk saktësoi se cila organizatë franceze mbështeti arratisjen e tij, duke thënë se druhej se mund të vinte në rrezik jetën e atyre që e ndihmuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA