Instituti Shëndetësor Batut ka bërë të ditur se tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e Nilit Perëndimor, në Serbi. Të paktën 35 persona janë identifikuar si të infektuar me këtë virus që ka marrë dhjetëra jetë kohëve të fundit, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Instituti ka bërë të ditur se personat që kanë ndërruar jetë janë kryesisht të një moshe të vjetër dhe kanë vuajtur nga sëmundjet kronike, kurse kjo është hera e parë që kjo sëmundje është identifikuar në mesin e banorëve të Serbisë.

Kjo është një sëmundje sezonale, e cila paraqitët në kohën kur mushkonjat kryejnë aktivitete të shtuara, por këto aktivitete do të kontrollohen deri në muajin tetor.

Raste të ngjashme janë paraqitur në Greqi, Rumani, Rusi, Izrael, Palestinë, Tunizi dhe SHBA. Kurse në Serbi jepen edhe këshilla për t’u mbrojtur nga mushkonjat, ndërkohë që autoritetet kanë ndërmarrë edhe një fushate dizinfektimi nga ajri.
 

Top Channel