Vajza e ciftit të vrarë kthehet në shtëpi

09/09/2012 01:00

Zenna Al-Hilli. 4-vjec, vajza më e vogël e ciftit të shfarosur në masakrën e Haute Savoie, të Francës, do të rikthehet sot në Britani.

Vajzën, tashmë jetime, do ta shoqërojnë xhaxhai dhe halla, të mbërritur ditën e shtunë në Francë.

Lajmin e bën të ditur një burim i afër me cështjen, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vogëlushja, anëtarja e vetme e familjes dalë e pa dëmtuar nga masakra, nuk ka parë asgjë nga ajo që ndodhi dhe për këtë shkak nuk do të dëgjohët në seanca të tjera nga hetuesit.

Motra e saj, Zainab, 7-vjec, ndodhet ende në gjendje kome farmakologjike në spitalin e Grenoble.        

Top Channel