Tornadot godasin Nju Jorkun

09/09/2012 16:20

Dy tornado të rralla për Nju Jorkun goditën lagjet të Kuins-it dhe Bruklinit. Dhjetëra shtëpi dhe makina u dëmtuan nga erërat që i kalonin 113 km në orë dhe shirat e rrëmbyer.

Por për fat nuk pati as viktima dhe as të plagosur.

Megjithëse tornadot janë të zakonshme në pranverë dhe verë në pjesën qëndrore të Amerikës, ato rrallë shihen në Nju Jork.

Erërat e furishme dëmtuan catinë e një lokali të njohur në Brizi Point të Kuinsit. Stuhia e dytë goditi zonën Kenersi në Bruklin. Një video e postuar në YouTube tregon tornadon që i afrohet Nju Jorkut.

Stuhitë detyruan zyrtarët amerikanë të shtynin finalen e tenisit për  femra mes bjelloruses Viktoria Azarenka dhe amerikanes Serena Uilliams për turneun US Open, në Nju Jork. Ndeshja mes dy tenisteve do të zhvillohet të dielën. Pas saj do të vijojë edhe gjysmëfinalja për meshkuj, mes spanjollit David Ferrer dhe serbit, Novak Xhokovic.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara tha se stuhitë të forta do të përshkojnë Nju Xhersin, Konektikat, Merilend, Nju Hempshër, Masacusets dhe Pensilvani.

Top Channel