Romney tërhiqet për “Obamacare”

09/09/2012 00:00

Kandidati republikan në zgjedhjet e 6 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney duket se është tërhequr nga qendrimi i mëhershëm kategorik kundër reformës shëndetësore të presidentit aktual, Barack Obama.

Në një intervistë për televizionin amerikan, NBC, Romney tha se ka disa pika “që i pëlqejnë në reformën e Obama-s” të cilat nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve, do t’i aplikojë edhe vetë.

“Nëse do të zgjidhem president, natyrisht që nuk do të rrëzoj të gjithë reformën shëndetësore”, tha Romney duke dalë kundër vetvetes dhe premtimeve të hedhura gjatë përzgjedhjes në garën brenda republikanëve.

Romney disa herë ishte deklaruar kundër gjithë paketës së Obama-s. Analistët amerikanë thonë se tërheqja e kandidatit republikan nga pozicioni i mëparshëm bëhet për efekte elektorale, pasi një masë e madhe e amerikanëve e quajnë reformën e presidentit Obama si “të duhur”.

Top Channel