Hong Kongu voton legjislaturën e re

09/09/2012 08:00

Hong Kongu do të votojë të dielën për një legjislaturë të re. Tre milionë e gjysmë banorët e qytet-shtetit do i drejtohen kutive të votimit ditën e sotme ku pritet që kandidatët demokratë të përfitojnë nga protestat anti-kineze të javëve të fundit.

Vendvotimet do të hapen në orën 07.30 e do të mbyllen në 22.30 me orën lokale. Sipas BBC, rezultatet do të bëhen publike jo më parë se ditën e hënë.

Fushata elektorale është dominuar nga çështje si punësimi, korrupsioni dhe rritja e numrit të vizitorëve nga Kina.

Hong Kongu, i cili i është dorëzuar Kinës nga Britania e Madhe në vitin 1997, gëzon një liri të madhe politike nga Kina.

Top Channel