Vestervelle: Sanksione të reja ndaj Iranit
08/09/2012 00:00
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervelle tha në një takim me
homologët e tij të Bashkimit Evropian se sanksione të tjera janë të
nevojshme për ta bindur Iranin që të bashkëpunojë rreth programit të tij
bërthamor.
“Sanksionet janë të nevojshme dhe ato duhet të ndërmerren shpejt”, tha Vestervele. “Nuk mund të shoh, nëse ka vërtetë vullnet konstruktiv nga ana e Iranit për bisedime thelbësore”, tha Vestervele.
Ministri i Jashtëm francez Lorent Fabius tha se sanksionet e reja do të vënë në shënjestër “aspektet financiare, komerciale dhe ato të naftës”.
Ndërsa, Vestervele nuk ka dhënë një kornizë të saktë kohore për sanksionet e reja, por ka thënë se ne “po flasim për javët e ardhshme”.
Top Channel