Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy në një vizitë të shkurtër në kryeqytetin grek, Athinë ka shprehur përkrahjen e tij ndaj qeverisë së kryeministrit Andonis Samaras duke deklaruar se vendi i Greqisë është në eurozonë.

Por ai ka theksuar se është më se e nevojshme që të vazhdohen reformat dhe të respektohen angazhimet ndaj kreditorëve në mënyrë që Europa të vazhdojë mbështetjen e saj.

President i Këshillit Europian Herman Van Rompuy tha:   

“Unë nuk kam asnjë dyshim se e ardhmja e Greqisë është në zonën e euros. Per aq kohë sa Greqia është e angazhuar për euron, partnerët e saj do të vazhdojnë të mbështesin plotësisht përpjekjet e saj”.

Van Rompoy ka shprehur konsideratën e tij të thellë për përpjekjet që po bën Athina për konsolidimin fiskal, reformat e rëndësishme dhe përpjekjen e madhe te qytetareve, duke arritur nje reduktim te konsiderueshem te deficitit gjatë viteve të fundit.

Nga ana e tij kryeministri Samaras ka vleresuar para funksionarit të lartë europian sakrificat e popullit grek, si dhe nevojën e lëvrimit të këstit prej 31,5 miliard euro në mënyrë që të rifillojë rimëkëmbja e ekonomise.
Kryeministri grek Antonis Samaras:

“Ashtu sic i deklarova edhe presidentit, toleranca e njerëzve ka arritur limitin e vet dhe sakrifica e tyre duhet të japë fryt. Kjo do të thotë rimëkëmbje e ekonomisë sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Përfaqësuesit e FMN, BE dhe BQE, e ashtuquajtura troika, do të vlerësojnë përparimin e Greqisë ndaj objektivave të përcaktuara në  ditët në vijim, para se te japin driten jeshile per marrjen e kestit te radhes.

Qeveria Samaras pas gati dy muajsh ne pushtet, u ka paraqitur atyre nje plan te papare masash shtrenguese prej gati 12 miliard euro ,prej te cilave shumica jane reduktime rrogash dhe pensionesh.

Ne pergjigje ndaj ketyre masave dhe te gjendjes qe ka shkatuar kriza ne cdo familje greke, ka dite qe sindikatat kane filluar protestat, te cilat  arrijne kulmin ne mbremjen e se shtunes ne Selanik, pas vizites se kryeministrit ne kete qytet me rastin e hapjes se Panairit Nderkombetar.

Ne raportin e fundit qe ka paraqitur instituti i studimeve te Unionit te Sindikatave, papunesia ne Greqia arriti ne muajin qershor shifren rekord prej 24.4% , nga 17,2% ne vitin e kaluar, duke ju afruar Spanjes, vendit me papunesi me te larte ne BE.

Top Channel