Për katër ditë rresht është hapur në Selanik me mbështetjen e bashkisë
së këtij qyteti dhe konsullatës shqiptarë, ekspozita e fotoreporterit të
mirënjohur Roland Tasho, “Shqiptarët e Greqisë”.
Ne rreth 100 fotografi ,qe i shtohen ciklit te nisur prej tij qysh prej vitit 2003 ne evidentimin e shqiptareve te sukseshem kudo ne bote,jane fokusuar kesaj here shqiptaret e vendit qe ka pritur numrin me te madh te emigranteve nga Shqiperia.
“Une jam ne vazhdimesi te ketij projekti me shqiptaret e sukseshem ne bote pas Italise,Zvicres, Frances, Amerikes dhe tani Greqise. Jam duke vazhduar me vendet e tjera ku ka shqiptare”, tha Tasho.
Mes te fotografuarve gjen biznesmenë,inxhinierë,profesore universitetesh, aktore,piktore, muzikante, gazetare,mjeke. Siç ka vene ne dukje konsulli shqiptar ne Selanik, Riza Poda,behet fjale per ate tribune te perzgjedhur te diaspores, qe tregon jo vetem forcen e komunitetit shqiptar, por edhe rolin e rendesishem qe ka ne vendin ku jeton dhe ne marredheniet dypaleshe.
“Siç e tregoi edhe kjo fotoekspozite e fotografit te talentuar Roland Tasho,shqiptaret jane me te vertete mjaft te talentuar ,mjaft te suksesshem,ne te gjitha fushat ne te gjitha profesionet ,madje kane nje kontribut te jashtezakonshem ne lidhjet e shkelqyera ndermjet Greqise dhe Shqiperise,madje mund te them qe jane nje ure lidhjeje mjaft e forte e cila do kontribuoje edhe ne te ardhmen ne marredheniet mdis ketyre dy vendeve fqinje”, tha Riza Poda, konsull i Shqipërisë në Selanik.
“Duhet qe te jemi ne dijeni dhe te ulim koken me respekt tek perpjekja qe keni beri ju, te gjithe shqiptaret e Greqise dhe ne vecanti, ju qe jetoni ketu ne Selanik”, tha kryebashkiaku i Selanikut, Giannis Mpoutaris.
Projekti ne nismen e tij eshte mbeshtetur nga ambasada greke ne Tirane dhe Ministria Shqiptare e Kultures. Pas Tiranes dhe Selanikut ekspozita do te udhetoje drejt Athines dhe qyteteve te tjera ne Greqi e Shqiperi.Ekspozita e Roland Tashos me shqiptaret e suksesshem tregoi edhe njehere se celesi i suksesit per kedo,kudo qe ndodhet eshte devotshmeria, ndershmeria dhe puna,virtyte qe karakterizojne ne pergjithesi shqiptaret.
Top Channel